Aksidenti tragjik: Makina ndahet më dysh, dy shqiptarë humbin jetën në Itali

Dy shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Endrit Cena 30 vjeç dhe Rudolf Zefi 33 vjeç kanë qënë duke udhëtuar në rrugën Casilina në Frosinone, Itali kur makina e tyre ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Aksidenti ka qënë fatal për dy të rinjtë duke bërë të pamundur ndërhyrjen mjekësore.Pamjet tregojnë se automjeti i tyre është ndarë më dysh duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Banorë të zonës dhe drejtues të mjeteve të tjera që kalonin në atë rrugë janë përpjekur të japin ndihmën e parë por ka qënë e kotë.

Në vendin e ngjarjes mbërritën policia, mjekët dhe zjarrfikësit. Dy të rinjtë, miq të ngushtë me njëri-tjetrin jetonin prej disa vitesh në Itali.

Artikulli paraprakPamjet e rrëzimit të avionit në Rusi (Video)
Artikulli vijuesRrëzohet një avion pasagjerësh i kompanisë “FlyDubai” në Rusi, mbi 60 të vdekur