Konjufca: Dino Asanaj më kërkoi para

0
112

Biznesmeni Remzi Ejupi i ka trimëruar edhe afaristët tjerë që t’i denoncojnë zyrtarët kosovarë, të cilët u kanë kërkuar para në këmbim të zhbllokimit të ndërmarrjeve të privatizuara.

Ejupi ditë më parë ka akuzuar publikisht kreun e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP), Dino Asajn, se i ka kërkuar 4 milionë euro korrupsion si kusht të vetëm për zhbllokimin e procesit të hotelit “Grand” në Prishtinë, ku Ejupi është njëri nga aksionarët, shkruan “Zëri”.
Edhe biznesmeni Abdurraman Konjufca nga Lipjani thotë se Dino Asanaj atij i kërkoi para për t’ia lënë edhe më tutje në shfrytëzim objektin e fermës së pulave në Lipjan, të cilën Konjufca e ka komercializuar për rreth një dekadë. Ai tashmë rastin e ka paraqitur në EULEX dhe në njësitin e krimeve ekonomike në Polici.
Ai thotë se sikur t’i kishte dhënë para Asanajt, ai edhe më tutje do ta kishte në shfrytëzim objektin në të cilin pretendon se ka investuar miliona euro./kohaislame