Edhe Bilall Kasami kreu i Lëvizjes Besa ka mbajtur fjalim para masës së protestuesve.
“Ne jemi këtu që të tregojmë rrugëtimin e shqiptarëve. E rruga jonë është Europa si partner të barabartë. Ky vend është shndërruar në një vend ku presidenti fal kriminelët, kryeministri është kriminel kryesor,… vend ku kryeparlamentari tallet me përfaqësuesit e popullit. Kjo më nuk do të tolerohet. Sot shqiptarët flejnë burgjeve. Ne jemi këtu t’i japim përkrahje Prokurorisë Speciale Publike. Këta politikanë shqiptarë vasal të pushtetit nuk janë zëri jonë. Jemi sot këtu kundër rasteve të montuara: Sopotit, Monstrës, Kumanovës … Koha këtij pushteti i ka mbaruar. Zëri i vërtetë i shqiptarëve është sot këtu para kësaj godine të kriminelëve”, tha mes tjerash Kasami, raporton Portalb.
19:09- Orhan Murtezani në emër të Këshillit opozitar ka shpalosur kërkesat e këtij këshilli.
“Jemi mbledhur para Qeverisë nga revolta e akumuluar ndër vite, dëshirojmë kësaj qeverie anti evropiane t’ia përcjellim disa mesazhe. Shqiptarët duan alternativën evropiane. Askush nuk guxon ta pengojë punën e Prokurorisë Speciale Publike dhe Ivanovin ta tërheqë vendimin për abolim. Është nevojë imediate edhe formimi i Gjykatës Speciale. Zgjedhje duhet të ketë vetëm kur do të përmbushen të gjitha kushtet. Për shqiptarët e Maqedonisë janë të papranueshme pa zërin e vërtetë të shqiptarëve. Zëri i vërtetë i shqiptarëve është këtu në këtë protestë. Duhet të fillojë procesi i ridefinimit të shtetit, ky proces është i pashmangshëm”, tha Murtezani, raporton Portalb.
18:52- Protestuesit kanë arritur para objektit të Qeverisë. Ku është vendosur një binë, nga ku pritet që organizatorë t’i drejtohen masës.
You Might also Like
Raportohet se të paktën 12 policë janë plagosur në Kumanovë (Foto)
Kanë pushuar të shtënat në qytetin e Kumanovës dhe aktualisht situata është e qetë. Jo…
By
Redaksia
1 Min Read
Egjipt: Numri i të vdekurve ka shkuar në 34
Numri i të vdekurve nga përleshjet midis forcave të sigurisë dhe protestuesve anti-grushtet në Egjipt…
By
Redaksia
1 Min Read
Ligji anti-mafia i klonuar sipas interesit të pushtetarëve
Në Ligjin Anti-mafia nuk është futur ndonjë fjali që të kërkohen hetime dhe llogari se…
By
Redaksia
1 Min Read
Për të gjithë ju që e fyeni Hoxhën Shefqet Krasniqi..
Unë jam dëshmitar në Tokëdhe dëshmitarë në Ditën e Gjykimit qe ky njeri pastrohet nga…
By
Redaksia
1 Min Read
Analfabetizmi, vështirë të zhduket në Kosovë
Sipas Objektivave të Mijëvjeçarit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kosova duhet të eliminojë analfabetizmin…
By
Redaksia
3 Min Read
Lëkundje të reja të tokës në Itali
Kanë vazhduar sërish gjatë mbrëmjes të së martës tronditjet e tokës në Itali, kryesisht në…
By
Redaksia
1 Min Read
