Me kërkesën kryesore për integrim në NATO dhe BE, poshtë regjimit VMRO-BDI si dhe duke kërkuar puna e prokurorisë speciale në Maqedoni të vazhdojë, Këshilli Opozitar sot mbajti protestën e tyre në ditën e 9 majit që simbolizon rënien e fashizmit.
Lideri i “BESËS”, Bilall Kasami kreu i Lëvizjes Besa ka mbajtur fjalim para masës së protestuesve.
“Ne jemi këtu që të tregojmë rrugëtimin e shqiptarëve. E rruga jonë është Europa si partner të barabartë. Ky vend është shndërruar në një vend ku presidenti fal kriminelët, kryeministri është kriminel kryesor,… vend ku kryeparlamentari tallet me përfaqësuesit e popullit. Kjo më nuk do të tolerohet. Sot shqiptarët flejnë burgjeve. Ne jemi këtu t’i japim përkrahje Prokurorisë Speciale Publike. Këta politikanë shqiptarë vasal të pushtetit nuk janë zëri jonë. Jemi sot këtu kundër rasteve të montuara: Sopotit, Monstrës, Kumanovës … Koha këtij pushteti i ka mbaruar. Zëri i vërtetë i shqiptarëve është sot këtu para kësaj godine të kriminelëve”, tha mes tjerash Kasami, raporton Portalb.
Orhan Murtezani në emër të Këshillit opozitar ka shpalosur kërkesat e këtij këshilli.
“Jemi mbledhur para Qeverisë nga revolta e akumuluar ndër vite, dëshirojmë kësaj qeverie anti evropiane t’ia përcjellim disa mesazhe. Shqiptarët duan alternativën evropiane. Askush nuk guxon ta pengojë punën e Prokurorisë Speciale Publike dhe Ivanovin ta tërheqë vendimin për abolim. Është nevojë imediate edhe formimi i Gjykatës Speciale. Zgjedhje duhet të ketë vetëm kur do të përmbushen të gjitha kushtet. Për shqiptarët e Maqedonisë janë të papranueshme pa zërin e vërtetë të shqiptarëve. Zëri i vërtetë i shqiptarëve është këtu në këtë protestë. Duhet të fillojë procesi i ridefinimit të shtetit, ky proces është i pashmangshëm”, tha Murtezani, raporton Portalb.
“Duam Maqedoni që do t’i takojë të gjithëve. Por Maqedonia nuk ndërtohet me shqiptarë të burgosur, sepse kjo Maqedoni do të kalbet.”, kështu është shprehur publicisti Kim Mehmeti.
18:52- Protestuesit kanë arritur para objektit të Qeverisë. Ku është vendosur një binë, nga ku pritet që organizatorë t’i drejtohen masës.
You Might also Like
Serbia mban peng të diplomuarit në Kosovë
Të rinjve të Luginës së Preshevës, të cilët kanë diplomuar në UP, nuk po u…
By
Redaksia
2 Min Read
Prej tani ‘Mekkeja’ edhe në Stamboll (FOTO)
Distrikti më i madh në Stamboll është bërë me kopjen e objektit dhe vendit më…
By
Redaksia
0 Min Read
Erdogan rikonfirmon përkrahjen e Turqisë për Kosovën
Me ftesën e Prefektit të qytetit Eskishehi në Turqi, Kadir Koçdemir, zëvendëskryeministrja e Qeverisë së…
By
Redaksia
2 Min Read
Lëvizja Besa: Vendimi i Ivanovit konfirmoi se në Maqedoni përfundoi shteti i së drejtës
“Vendimi i sotëm Presidentit të Maqedonisë për t’i falur të gjithë politikanët që janë nën…
By
Redaksia
1 Min Read
Turqia përkujton 90 mijë dëshmorët e Sarikamish-it
- Në të gjithë Turqinë sot mbahen manifestime në kuadër të shenimit të 100 vjetorit…
By
Redaksia
3 Min Read
“Skandali! Drejtori i Forcave Operacionale në trafik droge”
Drejtori i Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit, Alban Ahmetaj është kapur në trafik droge.…
By
Redaksia
5 Min Read
