Prefekti Shahin tha se në shpërthimin që ndodhi në Stamboll janë plagosur 8 persona
STAMBOLL (AA) – Prefekti i Stambollit Vasip Shahin deklaroi se si pasojë e shpërthimit që ndodhi në qarkun Samandra të Stambollit janë plagosur 8 persona, nga të cilët 5 janë ushtarë dhe 3 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën për gazetarin e AA-së prefekti Shahin tha se ka automjeti i parkuar ka shpërthyer në momentin kur po kalonte një automjet që transportonte personalin e Kazermës Ismail Hakki Tunaboylu.
Ai theksoi se në shpërthim janë plagosur 8 persona prej të cilëve 5 janë ushtarë dhe 3 civilë. “Gjendja e një gruaje të personalit ushtarak është serioze. Të plagosurit tjerë nuk janë në rrëzik për jetë dhe janë duke u trajtuar”, tha Shahin.
Prefekti i Stambollit bëri të ditur se ekipet e ekspertëve janë duke vazhduar punimet e tyre.