Gazeta gjermane “Bild” i ka kushtuar një hapësirë të gjerë kombëtares shqiptare e cila edhe për pak javë do të udhëtojë për në Francë ku për herë të parë është pjesë e kampionatin evropian “Euro 2016”. Kualifikimin Shqipërisë në këtë garë evropiane, gazeta e quan sensacion dhe historik.
“Suksesi historik, i cili në tetor me fitoren 3:0 ndaj Armenisë, 2.9 milionë banorë të këtij shteti ngjalli një entuziazëm të paparë. Ekipi kombëtarë tashmë është “krenaria e kombit’”, shkruan prestigjiozja gjermane.
Pas kësaj fitore, i entuziazmuar kishte komentuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama: “Një ëndërr e pabesueshme që është bërë realitet. Shqipëria shkruan histori në kampionatin Evropian”, përcjell “albinfo.ch”.
Kualifikimet për Shqipërinë kanë shënuar ngritje dhe ulje, por në fund ekipi i trajnerit Gianni De Biasi me 14 pikë të siguruara prej 24 të mundshmëve arriti të marr vendin e dytë në tabelë duke lënë jashtë kampionatit Danimarkën dhe Serbinë.
Shumë e rëndësishme për kualifikimet e Shqipërisë sipas gazetës ishte fillimi i mbarë duke fituar 11 pikë në pesë ndeshjet e para. Më e befasuesja ishte rezultati 1-0 ndaj Portugalisë në Portugali. Ndërkohë përmend edhe dronin e ngritur në Beograd që pasoi me skandalin e lojës së Shqipërisë më Serbinë dhe ndërprerjen ndeshjes që më pas tri pikë i mori Shqipëria.
Ndonëse ekipi kombëtar i Shqipërisë nuk ka ndonjë emër të njohur të futbollit botërorë, megjithatë disa prej tyre janë të rëndësishëm në ekipet ku ata luajnë.
Në këtë rast, Bild përmend mbrojtësin 21 vjeçar, Elseid Hysaj, si një nga futbollistët më të çmuar të kombëtares dhe të ekipit italian Napoli. Vlera e tij e tregut sillet rreth nëntë milionë euro. Pastaj veçon Etrit Berishën, Lorik Canën, Taulant Xhakën, Amir Abrashin, Mërgim Mavrajn e të tjerë, njofton “albinfo.ch”
Po ashtu gazeta në këtë shkrim, thekson se motivuesi më i madh për këto rezultate është trajneri italian, De Biasi, i cili vite më parë ka marrë edhe nënshtetësinë e Shqipërisë.
You Might also Like
VIDEO – Konvertimi në prag të vdekjes (ngjarje në Prishtinë)
Një ngjarje tejet interesante tregon Hoxhë Fatmir Latifaj për një konvertim të një gruaje të…
By
Redaksia
0 Min Read
Protestë për shami në Ferizaj
Ferizaj Sheshi i qytetit “Adem Jashari” në Ferizaj është mbushur në mesditë nga besimtarë islamë,…
By
Redaksia
3 Min Read
Një masiv gjigand i akullit në formë dallge goditi brigjet e një fshati Siberian
Shkencëtarët dhe ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë tani shkakun e dukjes së masivit…
By
Redaksia
1 Min Read
Rreth 400 zyrtarë me 'alltia në shokë'
Në Kosovë aktualisht janë rreth 400 leje të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme…
By
Redaksia
2 Min Read
SHBA, Obama bie pre e “hacker”-ave rusë
“Hacker”-at rusë kanë mundur të sigurojnë akses në sistemin kompjuterik të Shtëpisë së Bardhë gjatë…
By
Redaksia
3 Min Read
(VIDEO) Protesta në Shkup: Gyleni është vegël e Izraelit
Dhjetëra qytetarë janë grumbulluar para ambasadës së Turqisë në Shkup, menjëherë pasi kanë parë ndodhitë…
By
Redaksia
1 Min Read
