Gjatë kësaj jave, janë regjistruar vetëm tre ngjarje penale të lidhura me trafikimin e refugjatëve.
Dy raste janë të regjistruara në autostradën Gjevgjeli-Shkup dhe në dy rastet janë nxënë trafikantët e dyshuar. Gjithsejtë 86 refugjat janë regjistruar si viktima të trafikut, të cilët janë me prejardhje nga vende të ndryshme, gjegjësisht nga: Afganistani, Iraku, Kongo, Irani, Pakistani dhe Siria, konstatuan nga Komiteti i Helsinkit.
Komiteti i Helsinkit thotë se refugjatët që kanë ngel në kampin në Kumanovë gjenden në gjendje të rëndë psikike, për shkak të kësaj i duhet ndihmë psikologjike. Në kamp kanë ngel të gjithë refugjatët që nuk kanë para të mjaftueshme për të ikur. Nuk ekziston asnjë evidencë të refugjatëve që po gjenden në kamp, të cilët po ikin, e as të refugjatëve që po arrijnë prej jashtë.