Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është nisur për vizitë njëjavore në Vietnam dhe Japoni.
Shtëpia e Bardhë ka thënë përmes një deklarate se turneu i presidentit synon të demonstrojë përkushtimin e SHBA-së në “ribalancimin” e marrëdhënieve me vendet e Azisë dhe të rajonit të Paqësorit.
Gjatë qëndrimit në Japoni, të enjten dhe të premten, Obama do të ndalojë në Hiroshimë, vendin ku SHBA ka hedhur bombën e parë atomike në histori.
Obama do të jetë presidenti i parë amerikan që viziton Hiroshimën.
Udhëtimi i Obamës është i dhjeti në Azi, prejse është zgjedhur president në vitin 2008.