Kelmendi: Gratë të punojnë 4 orë në ditë, e të paguhen njëjtë si meshkujt

I ftuar në emisionin “Saktë” që është bashkërealizim i portalit Sakte.net dhe First Channel, këtë të enjte është deputeti i pavarur, njëherit kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi. Në këtë emision, Kelmendi ka shprehur qëndrimet e tij kundër marrëveshjeve të qeverisë së Kosovës me qeverinë serbe lidhur me dy marrëveshjet, për demarkacionin me Malin e Zi dhe krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ai ka adresuar kritika të ashpra ndaj ish partiakut të tij, Ferid Aganit, duke thënë se edhe atij i janë ofruar poste ministrore nga Hashim Thaço që nuk i ka pranuar.

Kelmendi pretendon se pjesë e partisë Fjala tashmë janë edhe anëtarë të konfeksionit katolik, ndërsa shpreh edhe mendimin se si duhet të veprojë ministri i Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Ferid Agani lidhur me rastin e objektit që ndodhet në kampusin universitar, – kishën ortodokse serbe.

I ashpër Kelmendi është treguar edhe ndaj presidentit të tanishëm, Hashim Thaçi lidhur me pjesëmarrjen e tij në paradën e organizuar nga LGBT, ndërsa si profesionist ka argumentuar se pse homoseksualët, sipas tij, janë njerëz të sëmurë. Ai përgjigjet edhe nëse është penduar që gjatë zgjedhjeve parlamentare garoi me një listë me partinë e Hashim Thaçit.

Kryetari i partisë Fjala, deputeti Gëzim Kelemendi thotë se vendi vuan nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, ndërsa përgjegjësia kryesore për këtë bie mbi liderët politik. Ai ka hezituar të përgjigjet në pyetjen nëse ndan të njëjtin mendim që kishte dikur lidhur  me figurën e heroit kombëtar, Skënderbeut.

Në intervistën “Saktë” me autor Xhevdet Pozharin, i pari i partisë Fjala flet se kë do ta zgjidhte më parë, fenë apo kombin, cfarë ofron në platformën e saj politike kjo parti me orientim konservator qendër e djathtë dhe se në cfarë rrethana do të bashkëpunonte me liderë ateistë.

Kelmendi nuk ka shpjeguar edhe rëndësinë që ka mësimbesimi për fetë në edukimin e nxnësve, ngase sipas tij injoranca dhe mungesa e njohurive ka ndikuar që të rinjtë të luftojnë në beteja që sot e dëmtojnë imazhin e vendit.

“Një i ri i Kosovës është më i miri për shoqërinë e vendit dhe ndërkombëtarët, nëse kryen shkollë, nëse është besimtar dhe jep kontribut për vendin…”, thotë ndër të tjera, Kelmendi.

Këto dhe shumë tema të tjera do të mund t’i ndiqni në intervistën “Saktë” këtë të enjte, në ora 22:00 në portalin Sakte.net dhe First Channel./Sakte.net

Artikulli paraprakKasami: Politikanët e deritanishëm shqiptarë hynin në politikë pa çorape, e dilnin milionerë
Artikulli vijuesXhaferi: Bisedat, skenar i LSDM-së dhe VMRO-së