Turqi, 3 të vdekur nga sulmi i PKK-së në juglindje të vendit

Terroristët e PKK-së sulmuan komandën e Xhandarmerisë në qarkun Midyat duke përdorur një automjet të mbushur me eksploziv

ANKARA (AA) – Një ushtar dhe dy roje fshati kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi me bombë të kryer nga organizata terroriste PKK në provincën Mardin në juglindje të Turqisë, raporton Anadolu Agency.

Në një deklaratë të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke thuhet se terroristët e PKK-së sulmuan komandën e xhandarmerisë në qarkun Midyat duke përdorur një automjet të mbushur me eksploziv.

Njoftohet se gjatë sulmit dy ushtarë kanë mbetur të plagosur.

Organizata separatiste PKK është në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian. Aktivitet e tyre ushtarake militantët e saj i rifilluan në korrik të vitit të kaluar, kurse forcat turke të sigurisë kanë intensifikuar operacionet anti-terroriste nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar.

 

Artikulli paraprakTurqi, dorëzohen 42 terroristë tek forcat e sigurisë
Artikulli vijuesForcat turke shkatërrojnë një depo municioni të organizatës terroriste PKK