Turqi, dorëzohen 42 terroristë tek forcat e sigurisë

Një grup i terroristësh të armatosur u dorëzuan forcave turke të sigurisë në një nga pikat e kontrollit në Nusajbin

MARDIN (AA) – Në vazhdën e operacioneve anti-terroriste në Turqinë lindore e juglindore, këtë mëngjes në krahinën e Mardin, 42 anëtarë të organizatës terroriste PKK, i janë dorëzuar forcave të sigurisë, ndërkohë pjesë e tyre ishin dhe dhjetë femra, raporton Anadolu Agency (AA).

Një grup i terroristësh të armatosur u dorëzuan forcave turke të sigurisë në një nga pikat e kontrollit në Nusajbin, grupi që u dorëzua më pas është transferuar në Drejtorinë e Policisë në Mardin.

Edhe ditën e djeshme, në të njëjtin qytet forcave turke të sigurisë i janë dorëzuar një grup prej 25 terroristëve, në mesin e tyre gjashtë femra.

 

Artikulli paraprakGëzim Kelmendi: Mërgim Mavraj është krenaria jonë
Artikulli vijuesTurqi, 3 të vdekur nga sulmi i PKK-së në juglindje të vendit