Osaj – Ipeshkvisë: Mos bëni politikë

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Asdren Osaj në profilin e tij në Facebook ka postuar një reagim ku thotë se Ipeshkvia e Kosovës është duke e keqpërdorur mirësinë dhe vullnetin e mirë të institucioneve të Kosovës, të cilat i kanë ndihmuar (pa kundërvlerë) në ndërtimin e katedrales.

Më poshtë po e publikojmë reagimin e plotë të zëdhënësit Osaj, në të cilin prezanton historinë e dhënies se tokës në shfrytëzim Ipeshkvisë së Kosovës.

Ipeshkvia e Kishës Katolike në Prishtinë, i ka bërë kërkesë Komunës së Prishtinës për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Katedrales Katolike në Prishtinë.

Pas shqyrtimit të kërkesës, Kuvendi i Komunës së Prishtinës, përmes Vendimit 01. nr. 353 – 1773, të dt. 24.9.2002, ka caktuar lokacionin për ndërtimin e objektit të Katedrales Katolike në Prishtinë, në ngastrën (parcelën) kadastrale nr. 6198,(tek vendi ku tash po ndërtohet 40 katëshja) në sipërfaqe prej 1.20 ha.
Në pamundësi të ndërtimit të objektit të cekur në ngastrën e cekur dhe pëlqimin e Ipeshkvisë së Kishës Katolike në Prishtinë, është bërë ndryshimi dhe plotësimi i vendimit, në mënyrë që lokacioni për ndërtim është caktuar në ngastrën kadastrale nr. 7355, në sipërfaqe prej 1.30 ha dhe Ipeshkvia është obliguar që para fillimit të punëve në ndërtimin e objektit për të cilin është dhënë në shfrytëzim ky lokacion, të bëjë ndërtimin e objektit të ri shkollor për shkollën e mesme, gjimnazin “Xhevdet Doda”. Vendimi i Kuvendit të Komunës mban nr. 01. 353 – 263, të dt. 4.3.2003.

Pas daljes në terren për verifikimin e gjendjes (mungesa e manualit për lokacionin e përmendur) në operatin kadastral, është konstatuar se lokacioni gjendet në Zonën kadastrale Prishtinë, nr. 7355, dhe ka sipërfaqe prej 6811 m2. Andaj, për këtë arsye edhe i është propozuar Kuvendit të Komunës që të behet ndryshimi në vendimet e marra. Kuvendi i Komunës së Prishtinës, në mbledhjen e saj të mbajtur më 29.3.2007, ka bërë ndryshimin e vendimit sa i përket lokacionit dhe sipërfaqes. Vendim mban nr. 01. nr. 353 – 135, të dt. 29.3.2007.

Komuna e Prishtinës, Kryetari i Komunës me zyrtarë të Komunës, është takuar me përfaqësuesit e Ipeshkvisë së Kosovës, më 22.7.2013. Nga takimi doli rekomandimi që organet përgjegjëse të Komunës të bëjnë piketimin e lokacionit të objektit të Katedrales në prani të përfaqësuesve të Ipeshkvisë. 
Nga vendshikimi dhe evidenca që mban Drejtoria e Kadastrit, shihet se parcela kadastrale e cekur në vendim dhe vendimet për ndryshim dhe plotësim të vendimit, ka këtë sipërfaqe:
Katedralja ka sipërfaqe prej 6814 m2;
Pjesa jashtë manualit, sipërfaqja prej 161 m2;
Rruga – trotuari në bulevardin “Nëna Tereze”, sipërfaqja prej 2429 m2;
Rruga “Bill Klinton”, sipërfaqja prej 2005 m2 dhe
Pjesa e objektit të Administratës tatimore, sipërfaqja prej 1914 m2.

Për Ipeshkvin e Kosovës:

Ju lutem shumë mos bëni politikë,

Ju lutem shumë mos e keqpërdorni mirësinë dhe vullnetin e mirë të institucioneve, që ju kanë ndihmuar (pa kundërvlerë) për ndërtimin e katedrales, 
Ju lutem shumë e me shumë mos manipuloni me emrin e Presidentit Historik Ibrahim Rugova dhe emrin e humanistes “Nënë Tereza”, thuhet n ë reagimin e osajt./Tg/kohaislame

Artikulli paraprakSulmet perëndimore kundër Sirisë së Asadit 'brenda disa ditësh'
Artikulli vijuesTragjedia në Siri: Spitali nuk identifikon dot kufomat