Ndërroi jetë LEGJENDA – MUHAMED ALI!

Legjenda e boksit, kampioni botëror në peshat e rënda, Muhammad Ali ka vdekur mbrëm në Phoenix të Arizonës, bën të ditur familja e tij…

Ali vdiq në moshën  74 vjec, pas 32 vjet beteje me sëmundjen e Parkinsonit. Ai ishte një nga figurat më të njohura të shekullit 20, u shtri në spital këtë javë për shkak të problemeve me frymëmarrjen, dhe mediat njoftuan se gjendja e tij u përkeqësua shumë shpejt.

Përkundër sëmundjes, ai ishte shumë i angazhuar deri vonë, megjithëse për shumë vjet nuk u deklarua për publikun.

Mjekët thanë se Parkinsoni ka shumë gjasa të jetë shkaktuar nga mijëra goditje me grusht që i mori Muhammad Ali gjatë karrierës së tij të gjatë, në turnetë gjithandej botës.

Artikulli paraprakKeqkuptim: Si mund të quhet Islami fe e paqës kur ai është përhapur me shpatë?
Artikulli vijuesRrëfimi për tolerancën fetare në Kosovë: Njihuni me hoxhën e Klinës dhe mikun e tij katolik (Foto)