Prokuroria e shtetit në Shqipëri, me kërkesë të autoriteteve kosovare ka nisur hetimet ndaj ish-kryeministrin në ekzil të Kosovës, Bujar Bukoshi në lidhje me keqpërdorimet e mundshme në të ashtuquajturin Fondin e Tre Përqindëshit, gjatë periudhës së luftës. Në këtë hetim, përveç Bukoshit janë të përfshirë edhe Naser Osmani e Atdhe Gashi.
Veprimet hetimore mësohet se në muajin prill të këtij viti i janë ngarkuar Prokurorisë së Tiranës, shkruan sot gazeta shqiptare “Panorama”.
“Kërkesa për hetim ka mbërritur në Tiranë nga Prokuroria Speciale e Kosovës në datën 15 janar 2016 dhe mban numër protokolli 190/1”, ka mësuar gazeta nga burime e saj brenda Prokurorisë.
Sipas këtyre burimeve, mësohet se shtetasit Bujar Bukoshi, Atdhe Gashi dhe Naser Osmani janë duke u hetuar nëse kanë kryer veprat penale të dyshuara “shpëlarje e parave” dhe “shpërdorim” në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës.
Për këtë hetim të nisur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, kjo e fundit ka kërkuar kryerjen e verifikimeve të nevojshme në Shqipëri në lidhje me tre personat e dyshuar.
Veprimet hetimore konkretisht kanë të bëjnë me identifikimin e llogarive bankare apo pasurive së paluajtshme në emrat e Bujar Bukoshit, Naser Osmanit dhe Atdhe Gashit.
Në pamundësi ligjore e procedurale për t’i kryer vetë veprimet e nevojshme në Shqipëri, Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar letërporosi për ndihmë juridike në Ministrinë e Drejtësisë në Tiranë.
Kjo e fundit, duke parë se kërkesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës kishte të bënte me kryerje veprimesh hetimore, e ka përcjellë letërporosinë në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila ia ka deleguar më pas kryerjen e veprimeve Prokurorisë së Tiranës. Mësohet se prokuroria e Tiranës ka kryer një sërë veprimesh që nga fillimi i muajit mars 2016 e në vazhdim.
Sipas letërporosisë, të gjitha informacionet e mbledhura në banka, në zyrat e regjistrimit të pasurive dhe kudo tjetër, prokuroria do t’ia dërgojë palës kosovare me letërporosi për t’u përdorur në efektin e provës penale.
Prokuroria Speciale e Kosovës mësohet se po heton ndaj Bujar Bukoshit e dy personave të tjerë në lidhje me “fondin e 3-përqindëshit”. Kjo ka qenë për shumë kohë një temë e nxehtë në Kosovë, ndërsa shifrat e përmendura kanë qenë të mëdha.
Pjesë e hetimit janë edhe fonde të mbledhura jashtë Kosovës, në kuadër të financimit të lëvizjes për çlirimin e vendit deri në vitin 1999 dhe menaxhimi i këtyre shumave pas largimit të okupatorit serb. Media e Kosovës ka folur për rolin e Bukoshit edhe në shitjen e një banke të njohur.
You Might also Like
Gjashtë vendet më të pasura presin vetëm nëntë për qind të refugjatëve
Një raport i Oxfam-it, një agjenci ndihme me qendër në Britani, vë në pah se…
By
Redaksia
3 Min Read
SHBA-të nuk ofruan ndihmë për sulmin kundër DAESH-it në Siri
Përgjatë operacionit në fshatin Kullije nga ana e pjesëtarëve të DAESH-it u sulmuan me raketa…
By
Redaksia
3 Min Read
Siri, opozita ka nisur një operacion të madh për të çarë rrethimin e Halepit
HALEP (AA) – Pjesëtarët e ushtrisë opozitare siriane kanë nisur sulme ndaj pozicioneve të forcave…
By
Redaksia
1 Min Read
Vuçiç: Serbia mund të anëtarësohet në BE në vitin 2023
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se është i inkurajuar me deklaratën e presidentit…
By
Redaksia
1 Min Read
Statistika për 45 vite: Duket e çuditshme, por kurrë më pak terrorizëm s’ka pasë se në Evropën e shekullit XXI (Foto)
Viti 2016 del të jetë viti më i përgjakshëm në Evropë për nga numri i…
By
Redaksia
4 Min Read
66 % e gjermanëve: S’duam azilkërkues nga Ballkani
Dy të tretat e gjermanëve refuzojnë që të mirëpresin azilkërkues nga vendet e Ballkanit si…
By
Redaksia
1 Min Read
