Afganistan, helmohen 160 fëmijë

Të paktën 160 vajza janë shtruar në spital pasi dyshohet se janë helmuar me në një shkollë në veri të Afganistanit. Ngjarja është shënuar në provincën Takhar.

Mësohet se vajzat fillimisht kanë ndier aromën e keqe, më pas kanë humbur vetëdijen. Zyrtarët e inteligjencës afgane thonë se kryengritësit talibanë kanë intensifikuar sulmet ndaj shkollave, në përpjekje për të frikësuar prindërit që të ndalojnë shkollimin e fëmijëve të tyre./kohaislame/

Artikulli paraprakQeveria maqedone kundër martesave gay
Artikulli vijuesAkoma pa lindur kishte tumor