Sipas përfundimeve të studimit të Dhomës Industriale të Stambollit (ISO) për “Sipërmarrjet më të Mëdha Industriale të Turqisë” në vitin 2015 vendin e parë vazhdon ta mbajë Shoqëria Anonime e Rafinerive të Naftës në Turqi (TÜPRAŞ).
Rezultatet e këtij studimi i bëri publike Kryetari i Bordit Drejtues të Dhomës Industriale të Stambollit (ISO), Erdall Bahxhivan (Erdal Bahçıvan).
TÜPRAŞ zë vendin e parë me 12 miliardë e 227 milionë dollarë (35 miliardë e 437 milionë lira turke) që kompania ka siguruar nga shitjet e prodhimit.
Në vendin e dytë të listës së ISO qëndron kompania automobilistike “Ford Otomotiv” me 5 miliardë e 58 milionë dollarë (14 miliardë e 732 milionë lira turke), kurse në vendin e tretë renditet prodhuesi i pajisjeve elektroshtëpiake “Arçelik” me 3 miliardë 450 milionë dollarë (ose 9 miliardë e 998 milionë lira turke).