XHAMIA E PLUMBIT NE FOKUSIN E AMBASADËS KUVAJTIANE

Pas takimi të mërkurën me kreun e Bashkisë së Shkodrës, Ambasadori i Kuvajtit në Tiranë, Najeeb A. Al-Bader, ka preferuar të qëndrojë edhe gjatë ditës së djeshme në qytetin verior.

Duke pasur në fokus mbështetjen ndaj monumenteve të kulturës, Al-Bader është perqendruar kryesisht tek Xhamia e Plumbit, një nga veprat e spikatura të trashëgimisë kulturore rrëzë kalasë së lashtë Rozafa.
Gjatë vizitës që bëri pranë këtij objekti kulti, ambasadori kuvajtjan vleresoi kete veper monumentale, e cila flet për një histori të kahershme të aktivitetit të saj në këtë zonë historike e rrethuar edhe me zbulime të tjera të hershme që po dalin në dritë gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike.
Në një prononcim për mediat, ambasadori i Kuvajtit, Najeeb A. Al-Bader, tha se “jam shumë i lumtur që sot ndodhem këtu, në këtë zonë historike të qytetit të Shkodrës. Ajo çfarë kam parë është një pasuri e madhe historike e Shqipërisë, por duhet bërë shumë për këtë xhami.” Për këtë ai shprehu gatishmërinë e ambasadës që përfaqëson si dhe të shtetit të Kuvajtit, që në bashkëpunim edhe me Myftininë e e Shkodrës, të bëjnë të mundur rehabilitimin e plotë të kësaj vepre historike.
Nga ana e tij, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamet Sytari, në emër të komunitetit mysliman ka falenderuar diplomatin kuvajtjan për vizitin dhe kujdesin e treguar për të investuar në rehabilitimin e këtij institucioni që për Shkodrën ka një histori më vete.

Artikulli paraprakSERBI – 70% E QYTETARËVE KUNDËR ANËTARËSIMIT NË NATO
Artikulli vijuesShefat vendosin për reformën zgjedhore