Rifat Sait: Shqipëria dhe Kosova të veprojnë sa më parë ndaj FETO-s

Kryetari i Qendrës Kërkimore Strategjike për Ballkanin (BASAM), Rifat Sait, duke u shprehur që “të mos e shesin Turqinë për pesë shkolla terroriste”, ka theksuar se liderët e vendeve të Ballkanit duhet të mendohen mirë teksa shprehen se “nuk mund të mbyllim shkollat e organizatës terroriste FETO”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sait i cili gjatë periudhës së mandatit të deputetit ka kryer edhe detyrën e kryetarit të Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Turqi-Shqipëri, në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka vënë në dukje se Ballkani është një rajon shumë i rëndësishëm për Turqinë dhe se prej 20 vitesh po kryhen punime mbi Ballkanin.

I ndodhur në Shkup për të marrë pjesë në hapjen e degës së Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur nga Turqia (MÜSIAD), Sait ka vënë në dukje se hapja e degës së MÜSIAD-it në Maqedoni nuk është një punë e zakonshme dhe ka shtuar se Turqia do ti kundërvihet pa pritur sulmit të keqbërësve që mund ta dëmtojnë atë.

Ndër të tjera Sait ka theksuar se Turqia tashmë nuk do të qëndrojë në mbrojtje, por do të sulmojë në rast të një sulmi separatist ndaj saj dhe këtë jo vetëm me top apo pushkë, por sipas tij, do ta kryejë edhe me punime tregtare, kulturore, sociale dhe ekonomike.

Pasi ka përmendur ristrukturimin e FETO-s në Ballkan kryesisht në Shqipëri, Sait ka theksuar se organizata në Shqipëri ka universitete (EPOKA) dhe spitale, dhe ka shtuar se në Ballkan ajo ka një strukturë të fortë.

Strukturimi i FETO-s në Shqipëri dëmton edhe miqësinë mes Turqisë dhe Shqipërisë, ka theksuar Sait, duke shtuar se populli shqiptar ka një vëllazëri historike me popullin e Turqisë.

Gjithashtu Sait ka shtuar se javën e kaluar kanë patur një takim në Stamboll me një delegacion të ardhur nga Kosova, ku dhe kanë diskutuar çështjen për mbylljen e institucioneve të FETO-s në këtë vend, për të cilën nga këto zyrtarë të Kosovës nuk kanë marrë një përgjigje pozitive.

Duke vënë theksin tek marrëdhëniet vëllazërore dhe miqësore mes Turqisë dhe Kosovës, Sait ka theksuar “Në Turqi ka më shumë shqiptarë se në Kosovë dhe Shqipëri. Në Turqi ndodhen më shumë se 5 milionë qytetarë turq me origjinë shqiptare. Këto janë njerëz besnikë të atdheut dhe popullit të tyre. Vazhdimësia e veprimtarive të FETO-s në këto vende shqetëson edhe shqiptarët në Turqi”.

“Duhet të ndahet ai që ka të drejtë nga ai që nuk ka”

Më tej Sait ka tërhequr vëmendjen se ka tentativa për etiketimin si “anëtarë të FETO-s” ndaj disa personave që nuk kanë asnjë lidhje me të dhe se në këtë situatë “duhet të ndahet ai që ka të drejtë nga ai që nuk ka të drejtë”.

“Duhet të gjykohen dhe të dënohen në mënyrën më të rëndë ata që marrin pjesë brenda strukturës së FETO-s”, ka theksuar se Sait, duke shtuar se kundër disa njerëzve në Shqipëri ka nisur një fushatë për krijimin e një perceptimi të gabuar, njerëz këto të cilët duhet të mbështeten.

Në Shqipëri ka njerëz ende që japin një mbështetje të madhe ndaj FETO-s dhe ecin bashkë me të, është shprehur Sadit dhe ka theksuar më tej se Shqipëria në këtë pikë është një vend që mund të thuhet se është qendër, ku në shkollat e FETO-s arsimohen fëmijët e njerëzve me ndikim në këtë vend.

Duke nënvizuar se në Shqipëri nuk pritet mirë propozimi “të mbyllen shkollat e FETO-s”, Sait tha se “Kanë edhe institucione ekonomike. Kam vërejtur se edhe disa institucione nga bota e biznesit janë ndikuar negativisht në Shqipëri. Ka disa grupe, disa kompani të reja të ardhura. Këto duhet të shqyrtohen mirë”.

Më tej Sait tha se çdo veprim i kryer kundër shtetit është “strukturë paralele” dhe ka vënë në dukje se urdhrat duhet të merren vetëm nga autoritetet e shtetit, në të kundër të kësaj del në pah një strukturë paralele.

“Për të mos rënë nga shiu në breshër, është e gabuar që teksa pastron FETO-n të hyjë brenda grupi tjetër. Për këtë arsye duhet kujdes në çdo vend. Shteti brenda tij duhet të ketë integritetin dhe forcën”, është shprehur Sait.

Duke ftuar Shqipërinë dhe Kosovën që të veprojnë me mendje të shëndoshë dhe sa më parë të ndërhyjnë kundër FETO-s, Sait tha se miqësia e Turqisë është shumë e rëndësishme për këto vende.

“Të mos e sheshin Turqinë për pesë shkolla terroriste”

Turqia është një vend që përparon duke u bërë një fuqi botërore, ka tërhequr vëmendjen Sait, duke theksuar se Turqia duhet të merret në konsideratë në Ballkan, ku gjithashtu është e rëndësishme që vendet e Ballkanit të mos prishin marrëdhëniet me Turqinë.

Është e pamundur që Ballkani të mendohet pa Turqinë e cila tashmë është një vend që ka ndërmarrë “rol kyç”, ka shtuar Sait duke vënë në dukje se treguesi më i madh i kësaj vërehet tek ndikimet e Turqisë në botë, ku Rusia dhe SHBA-ja marrin vendimet në rajon duke marrë në konsideratë Turqinë.

Sait duke theksuar se liderët e vendeve të Ballkanit duhet të mendohen mirë teksa shprehen se “nuk mund të mbyllim shkollat e FETO-s”, ai ka përfunduar fjalën e tij duke u shprehur: “Të mos e shesin Turqinë për pesë shkolla terroriste. Vendosin në vështirësi të ardhmen e tyre, do ti japin llogari historisë. Këto janë terroristë. Kanë punuar për të ndarë dhe përçarë Turqinë. Po flasim për një organizatë terroriste shumë më të keqe se PKK-ja. Mos mbyllja këtu ende e shkollave të një organizate të tillë terroriste shkakton dhimbje në ndërgjegjen e Turqisë”.

Artikulli paraprakTë paktën 11 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin në SHBA
Artikulli vijuesEgjipt, suspendohet prezantuesja e cila Morsin e quajti "zotëri president"