Ramazani është muaji i shenjtë në kalendarin islamik. Teknikisht, është muaji i nëntë në kalendar, dhe e njëjta datë ndryshon nga viti në vit.
Ramazani, si muaj i shenjtë, është muaj ku njerëzit e tregojnë përkushtimin dhe besimin e tyre ndaj Zotit, transmeton Telegrafi.
Gjatë këtij muaji, besimtarët mysliman nuk hanë derisa dielli të perëndoj.
E përmirëson trurin
Nëse agjëroni, padyshim që shumë shpejt do t’i vëreni efektet pozitive që agjërimi i ka në mirëqenien mendore dhe fokusin spiritual.
Një studim i kryer nga shkencëtarët e SHBA-së ka treguar se fokusi mendor i arritur gjatë Ramazanit rrit nivelin e faktorit neurotrofik me prejardhje trunore, i cili e nxit organizmin të prodhojë më shumë qeliza trunore dhe në këtë mënyrë e përmirëson funksionin trunor.
Veç kësaj, gjatë Ramazanit zvogëlohen edhe hormonit kortisol, që prodhohet nga gjëndra e veshkave, e që do të thotë se nivelet e stresit zvogëlohen dukshëm gjatë dhe pas Ramazanit.
Agjërimi ju ndihmon t’i hiqni shprehitë e këqija
Për shkak se gjatë tërë ditës do të jeni duke agjëruar, Ramazani është koha e duhur për t’i hequr qafe shprehitë e këqija. Shprehitë si pirja e duhanit dhe ushqimi i keq nuk duhet të përfshihen gjatë këtij muaji, dhe pasi që gradualisht i hiqni ato qafe, trupi juaj do të mësohet me mungesën e tyre dhe shëndeti do t’ju përmirësohet, transmeton Telegrafi.
Aftësia e agjërimit për t’i hequr qafe shprehitë e këqija është aq e rëndësishme saqë Shërbimi Kombëtar i Shëndetit të Britanisë e rekomandon si kohën e përsosur për ta lënë duhanin.
E ulë kolesterolin
Të gjithë e dimë se humbja e peshës është ndër përfitimet më të mira të agjërimit, mirëpo veç kësaj, ka edhe shumë ndryshime të mira shëndetësore që ndodhin prapa skenave.
Një ekip i kardiologëve në Emiratet e Bashkuara ka zbuluar se agjërimi e zvogëlon edhe nivelin e kolesterolit në gjak.
Kolesteroli i ulët e përmirëson shëndetin kardiovaskular, duke e zvogëluar dukshëm rrezikun nga sëmundje të ndryshme kardiovaskulare, si sulmi në zemër.
I heq toksinat nga trupi
Përpos që Ramazani është i pa zëvendësueshëm për ta pastruar veten shpirtërisht, agjërimi është edhe i përsosur për t’i hequr të gjitha toksinat nga trupi dhe për ta pastruar organizmin.
Duke mos ngrënë apo pirë gjatë ditës, trupi i heq toksinat e ndryshme nga sistemi i tretjes. /Telegrafi/