Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që më 16 qershor, ditën e enjte të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.
Por, as në këtë seancë nuk parashihet që të votohet marrëveshja për demarkacionin kufitar me Malin e Zi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nuk ka dashur të tregojë se kur do të dërgohet kjo marrëveshje për votim në kuvend.
Demarkacioni është nj prej kritereve të mbetura për liberalizmin e vizave të Kosovës./