Muxhahidat e Sirisë dhe të Irakut bashkohen

Sipas mediave ndërkombëtare, në një audioinçizimin qe i atribuohet liderit të “Shtetit Islamik të Irakut”, thuhet se grupi “Fronti al-Nusra”, i cili lufton kundër ushtrisë së regjimit të Essadit në Siri, është pjesë e “Al-Qaedas”.

Audioinçizimi në fjalë përmendet të jetë shfaqur në forumet e xhihadit në Internet. Në këtë mesazh zanor thuhet se të dy grupet tani e tutje do të veprojnë nën emrin e vetëm “Shtetit Islamik në Irak dhe Levant”. Origjinaliteti i këtij mesazhi nuk mund të konfirmohet.

SHBA-ja e kishte përfshirë “Al-Nusra-n” në listën e organizatave terroriste.

Artikulli paraprakSHBA: Mbi Colorado vetëm brenda gjysmë ore bien më shumë se 2500 rrufe vetëtime
Artikulli vijuesSHBA: Mbi Colorado vetëm brenda gjysmë ore bien më shumë se 2500 rrufe vetëtime