Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka thënë se vija kufitare e përcaktuar së fundi nga komisioni qeveritar ka shpërpushje me vijën kufitare që ka qenë në të kaluarën.
Për më tepër sipas tij, bëhet fjalë për rreth pesë apo gjashtë kilometra lëvizje të kufirit në brendi të Kosovës.
Ai në një intervistë për Radio Televizionin Dukagjini thotë e e njeh atë pjesë shumë mirë, bile duke shtuar se “e kam shkelë vetë me këmbë edhe njërën edhe pjesën tjetër.
“Diku pesë apo gjashtë kilometra është tërhequr prapa në brendi të Kosovës”, ka thënë ai.
Marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është ngritur si çështje qysh vitin e kaluar nga partitë opozitare të cilat kanë organizuar një numër protestash lidhje me këtë çështje.
Demarkacioni është kusht i Kosovës për të liberalizuar vizat, por ai ende nuk është sjellë në Kuvendin e Kosovës.
Javëve të fundit është raportuar se mes partnerëve të koalicionit, LDK-se dhe PDK-së, ka mospajtime lidhur me atë se a duhet të votohet versioni aktual i kufirit apo jo.