Imamë të Myftinisë së Shkupit kundërshtojnë Ibrahim Shabanin

0
190
Kanë vazhduar reagimet për përplasjet në institucionin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë. 
 
Anëtari i Myftinisë së Shkupt, Nevzat Ahmeti, ka shprehur qëndrimin e disa imamëve nga Shkupi që nuk mbështesin myftiun Ibrahim Shabani, raporton SHENJA. 
 
Ahmeti, i cili është imam në Kondovë, ka lexuar një deklaratë, ku “demantohet e pavërteta që e lansojnë disa individë të cilët me dhunë rrënojnë institucionin e BFI-së në emër të Myftinisë së Shkupit”. 
 
“Prandaj ju bëjmë me dije të gjithëve. Ne jemi Imamë me plotë kuptimin e fjalës, jemi zëri i arsyes, jemi zëri i të vërtetës për t’i dhënë  fund katrahurës së krijuar nga individë që kanë dëmtuar imazhin e Institucionit Myftinisë së Shkupit dhe të BFI-së. Jemi këtu për të demonstruar kompaktësi si imamë që t’ua bëjmë me dije të gjithëve: Nuk lejomë përçarje, në mesin e myslimanëve të Shkupit dhe i dënojmë të gjithë aktet e dhunës”. 
 
Më tej, Ahmeti ka theksuar se qëndrojnë fuqishëm pas vendimeve të Rijasitetit të Bashkësisë Fetare Islame dhe reis ulejmas efendi Rexhepi, si dhe respektojmë Kushtetutën e BFI-së dhe të gjithët aktet normative të saj. 
 
“Çdo përpjekje që është në kundërshtim me kushtetutën e BFI-së, dhe organit më të lartë të Rijasietiti për ne është e papranueshme”, ka thënë Ahmeti.