Edhe refugjatët nga Lindja e Mesme anashkalojnë Kosovën (Video)

Azilkërkuesit janë bërë problem për gjithë Europën. Por në Kosovë po qëndrojnë vetëm 7 refugjatë nga Lindja e Mesme.
Kosova ka vetëm 7 azilkërkues derisa Europa po përballet me miliona të tillë.

Numri i vogël i azilkërkuesve po i kushton Kosovës edhe në Raportin e Progresit, transmeton Klan Kosova.

Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në kuadër të MPB-së, Valon Krasniqi, thotë se BE po e monitoron shkallën e ulët të azilkërkuesve në Kosovë.

“Ky nuk është kriter për liberalizim, por kanë thënë se do të monitorohen arsyet e shkallës së ulët së azilkërkuesve”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

Artikulli paraprakAbazi: Hashim Thaçi, personalitet me rekord dështimesh, e “tradhti politike”, të bëhet President?
Artikulli vijuesMe rastin e 70-vjetorit të pushkatimit të Mulla Ilazit: Heronjtë nuk duhet harruar