Këshilltari i Sankt Petersburg, Vitaly Milonov zyrtarisht ka kërkuar që qyteti turk Stamboll të riemërohet në Konstandinopojë në të gjitha hartat dhe tekstet ruse, njofton Russia Today
“Kthimi i emrit historik do të simbolizonte atë se vendi dhe populli ynë akoma mban mend fatin tragjik të Bizantit”, ka shkruar Milionov në letrën e tij drejtuar kryeministrit rus Dmitri Medvedev.
“Ne nuk e kundërshtojmë emrin modern mirëpo, gjithashtu kemi të drejtë të mbajmë të drejtën historike qoftë edhe në mënyrë simbolike, ka shkruar ai më tej.
Emri Konstandinopojë është përdorur për Stambollin para se Sulltani Mehmet Fatih ta çliroj në vitin 1453.
(Islampress)