NË FERIZAJ 168 ZJARRE GJATË GUSHTIT

Ndonëse jo në përmasa sikurse në pjesët e tjera të Kosovës, vatra zjarresh ka pasur edhe në komunën e Ferizjat. Në Brigadën e Zjarrfikësve në Ferizaj kanë thënë të premten se gjatë muajit gusht, zjarrfikësit kanë përballuar me sukses situatat e krijuara që kanë ndikuar në uljen e përhapjes së zjarreve.

Komandanti i kësaj brigade, Halil Osmani ka thënë se gjatë këtij muaji, pjesëtarët e kësaj brigade kanë intervenuar në qindra vatra të zjarreve fushore e malore. “Gjatë këtij muaji kemi pasur 168 intervenime gjatë këtij muaji, numër mjaft i madh. Ia kemi dalë të intervenojmë duke bërë që situata të mos del jashtë kontrollit” ka thënë Osmani, duke veçuar periudhën e 26 gushtit, ku ka pasur gjithsej 13 intervenime brenda 24 orëve.

Ndryshe, zyrtarë të këtij institucioni emergjent kanë falënderuar Komunën e Ferizajt, për angazhimin e zjarrfikësve sezonal, të cilët kanë dhënë maksimumin nga vetja për të pasur një situatë më të mirë.

“Njerëzit nuk punojnë tokën si duhet dhe këtë mundohen ta bëjnë përmes djegies së arave, gjë që është e dëmshme për vetë tokën e ambientin, ndërsa mundim për zjarrfikësit. Zjarri nuk rregullon tokën, përkundrazi e dëmton shumë”, ka thënë Osmani.

E papranueshme dhe larg çdo norme morale mbetet edhe djegia e shkurreve dhe barishteve nëpër varrezat e zonave rurale. Zyrtarët thonë se kjo dukuri është e pahijshme ngase po dëmton në mase varret, duke kërkuar alternativa të tjera.kohaislame

Artikulli paraprakFestë dhe sfida
Artikulli vijuesLimaj: Ku me marrë si Blerandi