GJEVGJELI (AA) – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve, Shoqata për Afirmim “Nun Kultura” organizoi evenimentin “Karvani i rrugëtimit të refugjatëve me biçikleta”, në shenjë përkujtimi të vuajtjeve së refugjatëve të cilët në fillim të krizës ishin të detyruar të udhëtojnë me biçikleta dhe në këmbë përgjatë territorit të Maqedonisë, raporton anadolu Agency (AA).
Rreth 15 aktivistë karvanin me biçikleta e filluan prej kampit të refugjatëve në Gjevgjeli, ku momentalisht ndodhen rreth 140 refugjatë, në drejtim të autostradës Gjevgjeli-Shkup nëpër të cilën refugjatët me biçikleta dhe në këmbë udhëtonin drejt kufirit verior të vendit.
Drejtor i Shoqatës “Nun Kultura”, Bekir Halimi tha se me anë të këtij aktiviteti ata kanë për qëllim të solidarizohen me vuajtjet e refugjatëve gjatë fillimit të krizës dhe që mos të përsëriten vuajtje të tilla.
“Ne e kemi përjetuar ditët e para kur kemi takuar refugjatët rrugës duke udhëtuar me biçikleta dhe këmbë të lënduara. Udhëtonin grupe me gra, fëmijë dhe të moshuar me kilometra dhe të rraskapitur nga i nxehti dhe nga vështirësi tjera”, u shpreh Halimi.
Ai shtoi se transporti i refugjatëve në Maqedoni është rregulluar me kohë, veçanërisht me krijimin e linjës speciale të trenit, i cili deri para mbylljes së “rrugës ballkanike” transportonte refugjatët nga kufiri jugor drejt kufirit verior të vendit.
Ligji për Azil në Maqedoni u ndryshua në muajin qershor të vitit 2015, i cili u mundësoi refugjatëve të përdorin mjetet e transportit. Mirëpo para kësaj kohe, ata hasnin në peripeci të shumta kur arrinin në Maqedoni, si rastet të plaçkitjeve dhe kërcënimeve, por edhe dhjetëra prej tyre humbën jetën në hekurudhat e Maqedonisë si pasojë e udhëtimit gjatë natës dhe lodhjes së madhe.
You Might also Like
Konfirmohet data e prezantimit të Samsung Galaxy Note 7
Një linjë tjetër Galaxy Note, qoftë Note7 ose Note7 Edge, do të prezantohet më 2…
By
Redaksia
1 Min Read
Irfan Salihu, edhe disa hoxhallarë të tjerë, kanë mbetë të vetmit burra/qytetar të hajrit
B. Gashi Unë e vëzhgova pak a shumë karakterin e hoxhës apo qytetarit Irfan Salihut në…
By
Redaksia
3 Min Read
Erdogan në Tiranë për inaugurimin e punimeve të xhamisë së madhe
Themelet për xhaminë më të madhe në Ballkan, që do të ndërtohet nga Fondacioni i…
By
Redaksia
2 Min Read
Shkencëtari britanik bojkoton Izraelin
Fizikanti britanik, c, ka bërë të ditur se nuk do të ndjekë një konferencë ndërkombëtare,…
By
Redaksia
1 Min Read
30 Vjetori i masakrave në kampet Sabra dhe Shetila
Liderët e grupeve politike libaneze dhe palestineze kanë përkujtuar viktimat e regjimit sionist në kampet…
By
Redaksia
1 Min Read
Ankaraja "e hapur" për dorëzimin e të dyshuarve
Shpesh, të dyshuar në raste kriminale gjermano-turke largohen në Turqi. Kjo ndodhi edhe në rastin…
By
Redaksia
3 Min Read


