Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me kërkesë të ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, përmes një vendimi të marrë sot, e ka liruar këtë të fundit nga detyra.
Ndërkaq, gatishmërinë e tashmë ish-ministrit Ferid Agani që të lirohet nga detyra, pas aktakuzës së ngritur javën që shkoi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka vlerësuar lart duke thënë se kjo duhet të shërbejë si shembull për qeverisje të mirë.
“Si president i vendit e mirëpres gatishmërinë dhe vendimin e z. Ferid Agani për t’u liruar nga detyra e ministrit, për t’u lënë organeve të drejtësisë që të kryejnë punën e tyre. Le të jetë ky shembull i sjelljes në pajtim me etikën institucionale, dhe i gatishmërisë për qeverisje të mirë. Kosova është në rrugë të mbarë të integrimit evropian dhe jemi në prag të liberalizimit të vizave. Sundimi i ligjit mbetet jetik për të ardhmen euroatlantike të Republikës së Kosovës. Si president i vendit zotohem para qytetarëve se askush me aktakuza apo të dënuar nuk duhet të jenë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Ferid Agani, bashkë me 63 persona të tjerë, akuzohet për keqpërdorim në rastin “Stenta” në kohën sa ka qenë ministër i Shëndetësisë. Kundër tyre Prokuroria e shtetit, javën e kaluar ka ngritur aktakuzë.
You Might also Like
Pa kontroll kufitar Kosovë-Shqipëri gjatë sezonit turistik
Kontrollet në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të ekzistojnë më…
By
1 Min Read
Hyseni: ‘3-përqindëshi’ vetëm zhurmë!
Nuk tërhiqet nga pretendimi se dialogu me Serbinë po i ngadalëson njohjet. Për ish-ministrin e…
By
1 Min Read
Osmani: Thaçi po e degradon institucionin e Presidentit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi…
By
1 Min Read
Abuzimet në Mali
I dërguari anti-genocid i OKB-së thotë se është “thellësisht i shqetësuar” nga raportimet për sulme…
By
1 Min Read
Fronteks, falë Maqedonisë është ulur numri i migrantëve në BE
Falë Maqedonisë, për 90 për qind është ulur numri i kalimeve ilegale të kufijve të…
By
1 Min Read
Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e Enver Zymberit
Hetuesit e Task Forcës së EULEX-it në Mitrovicë, e kanë arrestuar njërin nga të dyshuarit…
By
0 Min Read
