Juncker: Britanikët të mos largohen nga BE-ja

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i ka tërhequr vërejtjen Britanisë se votimi për largim nga Bashkimi Evropian, do të jetë “një akt i vetëdëmtimit”, që do t’i rrezikoj përfitimet reciproke në disa dekada.

Këtë thirrje emocionale për votuesit britanikë, zoti Juncker e ka bërë para referendumit të nesërm, në të cilin vendoset se a do të mbetet Mbretëria e Bashkuar në BE apo jo.

“Ta ktheni shpinën ndaj fqinjëve tuaj dhe të tërhiqeni në izolim është kundër çdogjëje që Evropa dhe Britania qëndrojnë”, tha Juncker në një tubim biznesor mbrëmë në Athinë të Greqisë.

“Largimi do të thotë vetëdëmtim”, tha Juncker

Artikulli paraprakIndi: Lansohen 20 satelitë me vetëm një raketë
Artikulli vijuesLamtumira nga distanca e Thaçit për shokët e tij