Acarohet situata në kufirin e Koresë Veriore, Rusia dërgon forca ushtarake

Një video është publikuar në rrjetet sociale, ku forca ushtarake ruse shihen teksa lëvizin në drejtim të Vladivostokut, që është vetëm rreth 13 kilometra larg kufirit me Korenë e Veriut, dhe kjo po shihet si mundësi që bota po shkon drejt një lufte mes fuqive të mëdha.
Rusia thuhet se ka dërguar mjete ushtarake në drejtim të qytetit, i cili është në distancë goditëse me Korenë e Veriut, përcjellë gazetametro.net.

Kjo lëvizje dramatike, e pakonfirmuar nga qeveria ruse, është vënë re nga banorët e qytetit kufitar dhe është publikuar në mediat sociale.

Kjo vjen pasi Koreja e Veriut ka paralajmëruar se janë të përgatitur për të ju përgjigjur me luftë SHBA’së, ndërsa Kina ka ftuar të dy fuqitë të tërhiqen nga përshkallëzimi.

Që nga shfaqja e pamjeve në Vladivostok, frika është rritur se Koreja e Veriut mund të bëhet shkas për një konflikt që përfshin SHBA’në, Kinën dhe Rusinë.

Të dy Kina dhe Rusia e konsiderojnë Korenë e Veriut si shtet tampon, për të cilën ato kanë nevojë ta mbajnë ashtu, si garanci për sigurinë e tyre kombëtare.

Presidenti Donald Trump ka premtuar tashmë se do t’i jap fund kërcënimit që vjen nga gadishulli Korean.

Kina ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut të tërhiqen nga gjendja e luftës.

Të premten, ministri i jashtëm i Kinës Wang Yi paralajmëroi se “konflikti mund të shpërthejë në çdo moment”.

Ai tha: “U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga provokimet dhe kërcënimet ndaj njëri-tjetrit dhe të mos lejojnë që situata të shkojë në fazë të pakthyeshme dhe të pakontrollueshme”.

Air China, në pronësi të qeveris kineze, ka vendosur t’i japë fund shërbimit të saj të fluturimeve nga Pekini për në Penian, nga frika e një përshkallëzimi të situatës

Artikulli paraprak“Ta rrëzojmë Qeverinë e ndërtuar në pabesi e mosbesim”
Artikulli vijuesZeka: Qeveria e ngathtë në zgjidhjen e problemeve ekonomike