Dalja e Britanisë nga BE do të mund t’i kushtojë Gjermanisë tre miliardë euro në vit, shkruan e përditshmja gjermane “Die Welt”.
Për Gjermanin, dalja e Britanisë nga BE-ja do të jetë e shtrenjtë. Në fund të fundit, në një të ardhme të afërt, Gjermania do ta humb financuesin e tretë neto më të madh të buxhetit të BE-së. Kjo do të thotë se kontributi vjetor i Gjermanisë mund të rritet në tre miliardë euro, thuhet në një dokument të ministrisë gjermane të financave lidhur me vlerësimin e pasojave të Brexit, transmeton Telegrafi.
Në dokumentin e brendshëm të ministrisë së financave “strategjia e Gjermanisë në rast të Brexit”, thuhet se Berlini nuk pret që kompanitë gjermane nuk do të kenë nevojë për ndihma.
Në dokument gjithashtu specifikohet se Berlini do t’i ofronte Londrës “negociata konstruktive për daljen nga BE”, por se “procesi i shkurorëzimit” sipas procedurave evropiane do të ishte i vështirë.
Gjermania është e shqetësuar se Franca, Holanda, Austria, Finlanda dhe Hungaria, gjithashtu mund të kërkojnë të largohen nga BE-ja, pas referendumit britanik. /Telegrafi/
You Might also Like
A. Saudite: Rrëzimi i vinçit është shkaktuar nga era
Autoritetet e Arabisë Saudite thonë se era e fortë ka shkaktuar përmbysjen e vinçit masiv,…
By
Redaksia
1 Min Read
Videolojërat e dhunshme nxitin sjellje agresive
Studimi – Një analizë e mbi 300 studimeve mbi videolojërat ka zbuluar se në fakt…
By
Redaksia
5 Min Read
Përgënjeshtrohet se marshalli Sisi e ka paralajmëruar kandidaturën për president të Egjiptit
Autoritetet ushtarake egjiptiane përgënjeshtruan sot se shefi i Shtatmadhorisë, marshalli Abdul Fatah al-Sisi e ka…
By
Redaksia
2 Min Read
Merkel: Sanksionet ndaj Rusisë për Sirinë mbeten si opsion
BERLIN (AA) – Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se sanksionet kundër Rusisë për veprimin e…
By
Redaksia
1 Min Read
Ç’po ndodh me Arabinë Saudite? 20 shtete kryejnë super-manovrën
Forcat e armatosura të 20 shteteve janë mbledhur në veri të Arabisë Saudite të dielën…
By
Redaksia
1 Min Read
Lajm i mirë: PSG dhuron 1 milion euro për refugjatët sirianë
Paris Saint-Germain ka njoftuar se do të dhurojë 1 milion euro për të ndihmuar në…
By
Redaksia
1 Min Read
