Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga mund të shquhet se ka qenë e afërt me shoqërinë civile, por edhe se ka bërë shumë shpenzime. Stafi i kabinetit të ish-presidentes për një vit harxhoi gati 50 mijë euro vetëm në telefon.
Këto konstatime janë dalë nga Auditori i Përgjithshëm. Sipas Auditorit në zyrën e Presidencës sa ishte udhëhequr nga ish presidentja Atifete Jahjaga ishin shpenzuar rreth 47 mijë euro vetëm telefoni mobile, transmeton kosovapress.
Këto shpenzime nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm janë konsideruar përtej limiteve të lejuara.
“Shpenzimet e telefonisë mobile ishin 46,590 euro. Nga tre pagesat e testuara në vlerë prej 8,556 euro vërejtëm se stafi i kabinetit të presidentes kishte tejkaluar limitin e shpenzimeve të telefonisë mobile për 2,966 euro. Edhe përkundër njoftimeve të vazhdueshme për këto tejkalime nga sekretari, kjo dukuri kishte vazhduar deri në tetor, kur edhe kishte filluar që të aplikohej aprovimi i tejkalimeve të shpenzimeve të telefonit dhe me udhëzimin administrativ nr. 01/2014 të datës 28 janar 2014 përcaktohen të drejtat dhe kufizimet për shpenzimet e reprezentacionit (bufe). Në pagesën e testuar në vlerë prej 3,207 euro, konstatuam se shpenzimet në vlerë totale prej 669 euro nuk ishin të lejuara sipas këtij udhëzim”, thuhet në raportin e auditorit për 2015.
Pas “memos” së auditimit në fund të dhjetori, menaxhmenti ka nxjerr një udhëzim i cili rregullon tarifat e lejuara për këtë lloj të shpenzimit.
Sipas Auditorit shpenzimet jashtë rregullave të vendosura dhe tejkalimet e vazhdueshme rrisin rrezikun që buxheti të shpenzohet në mënyrë jo racionale dhe jo në përputhje me planin. Nëse nuk ka ndalesa ose sanksione për tejkalime atëherë kontrollet bëhen jo efektive.
Po ashtu ndër të gjeturat e këtij raporti janë identifikuar se disa kontrolle menaxheriale ndaj aktiviteteve të prokurimit nuk janë zbatuar me konsistencë.
“Në dosjen e tenderit “servisimi dhe mirëmbajtja e automjeteve të tipit ‘ Toyota’”, ishte kërkuar sigurimi i ekzekutimit prej 10 përqind të vlerës së ofertës fituese. Kontrata kornizë ishte në vlerë prej 57 mijë e 324 euro sipas çmimit për njësi. Siguria e ekzekutimit bazuar në vlerën e kontratës duhej të ishte 5 mijë e 732 euro, përderisa Autoriteti Kontraktues kishte pranuar nga fituesi i kontratës sigurinë e ekzekutimit në vlerë 3 mijë euro dhe procedura e kuotimit të çmimeve kërkon nga AK që të kuotojë gjithë sasinë e artikujve që planifikon të furnizohet. Në dosjen e tenderit ‘’Shërbimet e sigurimeve shëndetësore’’(për udhëtime jashtë vendit), AK ka përdorur procedurën e kuotimit të çmimeve, ndërsa specifikimi ishte bërë për çmime për njësi duke mos e përcaktuar sasinë që do ta kërkoj (furnizoj). Oferta e fituesit ishte me çmim 2 mijë e 834 euro, përderisa kontrata ishte nënshkruar me dyfishin e vlerës së ofertës (5,668 euro) e që është në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik”, thuhet në raport.
You Might also Like
Vatikani kritikon Charlie Hebdon
E përditshmja e Vatikanit “L’Osservatore Romano”, ka kritikuar udhëheqësit e revistës franceze “Charlie Hebdo”,…
By
Redaksia
1 Min Read
Akademia e Isa Mustafes dhe Mehmet Krajes
Pa deshiruar qe ky postim te jete reaksion ndaj asaj qe ky i fundit ne…
By
Redaksia
2 Min Read
Prifti Arsenije trondit Serbinë: Vajzat tona duhet të vishen si myslimanet
Paraqitja e priftit Arsenije Jovanoviç në një emision televiziv, ka shkaktuar debate të shumta në…
By
Redaksia
2 Min Read
Qeveria: Demarkacioni punë e kryer, nuk i rrezikojmë vizat
Qeveria e Kosovës po zotohet se do të përmbush në kohë të gjitha kriteret e…
By
Redaksia
1 Min Read
Shqiptari kapet në Itali me 450 kg drogë
Shqiptari i arrestuar nga policia italiane në portin e Brindisit pasi u kap me 450…
By
Redaksia
1 Min Read
Në Los Angeles hapet xhamia vetëm për gra
Dy gra nga Kalifornia Jugore kanë hapur një xhami vetëm për femra në Los Angeles.…
By
Redaksia
1 Min Read
