media ka dalë xhirimi i komunikimit të policëve në rroba civile, që kanë vërejtur një sjellje të çuditshme të sulmuesit në Aeroportin e Stambollit ku, të martën, në një sulm terrorist u vranë dhjetëra njerëz.
Një sulmues ishte i dyshimtë dhe policët shkuan prapa tyre. Polici i cili i pari ka dyshuar i ka dërguar mesazh kolegëve se e dalloi një burrë që mbante një xhaketë të dimrit, pavarësisht të nxehtit, shkruan Hurriyet, transmeton Telegrafi.
“Po ec me pallto në këtë vapë! Vëlla, duket si një hajn, a ta ndjekim?”, ka pyetur ai, me çka kolegët janë pajtuar.
Pasi ata kërkuan që t’i tregojë dokumente, sulmuesi u përkul duke pretenduar se po i kërkon. Pastaj e ka nxjerrë një armë dhe nisi të shtënat. Ai qëlloi policën që dyshoi tek ai re i cili tash po lufton për jetë, teksa në shtëpi e pret gruaja shtatzënë.
Terroristi pastaj vrapoi poshtë shkallëve, drejt terminalit të arritjeve ndërkombëtare, ku ka aktivizuar bombën që ishte rreth brezit të tij.
Në sulmin e së martës në Aeroportin Ataturk në Stamboll, u vranë 43 presona, ndërsa 200 janë plagosur. Tre sulmues vetëvrasës kanë shtënë me armë e pastaj kanë aktivizuar eksplozivet. /Telegrafi/
You Might also Like
Presidenti Erdogan viziton Qabenë dhe bën umren
residenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili po realizon një vizitë zyrtare dyditore në…
By
Redaksia
1 Min Read
E turpshme, mungesa e ndihmës amerikane për Sirinë
Senatori i Shteteve të Bashkuara, Xhon Mekejn, ka thënë se mungesa e ndihmës amerikane për…
By
Redaksia
1 Min Read
Kisha ortodokse serbe në panik, kërkon ndihmën e Vatikanit për Kosovën
Kisha Ortodokse Serbe do t’i përgjigjet ftesës së ministrit serb të Punëve të jashtme Ivica…
By
Redaksia
1 Min Read
Erdogan akuza BE: Më shumë kujdeset për kafshët dhe LGBT sesa për sirianët
“Bashkimi Europian më shumë kujdeset për të drejtat e kafshëve dhe të homoseksualëve se sa…
By
Redaksia
2 Min Read
Pesë biznese vendosen për nëntë vjet në zonën industriale të Suharekës
Të premten kryetari i Suharekës Sali Asllanaj nënshkroi kontratë për dhënie në shfrytëzim të parcelave…
By
Redaksia
3 Min Read
Dita Ndërkombëtare e Hixhabit
Më 1 shkurt mijëra gra myslimane dhe jo-myslimane nga e gjithë bota do të veshin…
By
Redaksia
1 Min Read
