Kastrati: FSK është gati

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, ka bërë me dije se uniforma e re e kësaj force do të bëhet publike më 27 nëntor, ndërsa misionin dhe strukturën do t’i ndërrojë gjatë vitit të ardhshëm.
Për “Epokën e Re” Kastrati ka thënë se nga mesi i vitit të ardhshëm pritet që grupet e ekspertëve, të cilët po punojnë në rishikimin strategjik të sigurisë në Kosovë, t’ia propozojnë qeverisë së Kosovës , arkitekturën e re të sigurisë.
Ai ka thënë se për emrin e kësaj force do të vendosë qeveria në koordinim me miqtë ndërkombëtarë./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakErdoan i propozon OKB-së që "Islamofobia të vlerësohet si krim"
Artikulli vijuesÇfarë e shkakton errësimin e dhëmbëve?