Në Prishtinë rrëmbehet dhe më pas lirohet një person

Policia e Kosovës njoftoi se një person ka informuar se dy të dyshuar e kishin rrëmbyer djalin e tij dhe e kanë ngujuar në një dhomë të improvizuar në oborrin e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramë Govori” në Prishtinë, në ora 20:35.

Njësitet relevante policore i janë përgjigjur rastit dhe viktima është liruar, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar, të cilët me urdhër të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Artikulli paraprakAfganistan: Megjithë shqetësimet amerikane, lirohen të burgosurit
Artikulli vijuesPolicia kontrollon mbi 800 persona në një lokal në Pejë