Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në një komunikatë ka njoftuar se imami i Qabes Shejh Salih Bin Talib, do të jetë në namazin e sabahut dhe Bajramit me besimtarët musliman të cilët namazin do e falin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara ish – Hotel Dajtit, Tiranë.
Ky është njoftimi i plotë i KMSH-së:
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se namazi i Fitër Bajramit 2016, ditën e mart, 05 korrik 2015, do të falet në orën 06:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara ish – Hotel Dajtit, Tiranë.
Në këtë ditë të veçantë na nderon me vizitën e tij, Imami i Xhamisë së Shenjtë në Mekë, Qabes, Shejh Salih Bin Talib, i cili vjen në Tiranë me ftesë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku do të mbajë një ligjëratë për të pranishmit si dhe do të falë namazin e kësaj dite të shënuar.
Imami Talib, përveç faljes së namazit të bajramit, do të falë edhe namazin e sabahut.
PROGRAMI I PLOTË I FITËR BAJRAMIT 2016
04:30 – NAMAZI I SABAHUT (FALJA)
04:45 – KURAN
5:30 – HAPJA
5:35 – LEXIM KURANI – IMAMI I XHAMISË SË ETHEM BEUT, ELTON KARAJ.
5:40 – FJALA E KRYETARIT TË KMSH-së, SKENDER BRUÇAJ.
5:45- LIGJËRATË – IMAMI I QABES, SHEJH SALIH BIN TALIB.
06:00 – FALJA E NAMAZIT TË BAJRAMIT
06:10 – HYTBEJA E BAJRAMIT – MYFTIU I TIRANËS, YLLI GURRA
06:20 – ILAHI
You Might also Like
Gjykata Speciale pret dritën jeshile nga Brukseli
Përfaqësues nga Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës thonë se deri tash janë kryer…
By
Redaksia
5 Min Read
Kosova në mesin e vendeve më të korruptuara me kulturë të mosndëshkimit
Organizata ndërkombëtare Transparency International e ka radhitur Kosovën në mesin e vendeve më të korruptuara…
By
Redaksia
7 Min Read
Morali kombëtar në të shkuarën dhe nevoja sot
Nga: Roald A. HYSA Rëndom në të gjitha të përditshmet e shkruara dhe gazetat on…
By
Redaksia
6 Min Read
Ambasadori grek Lalakos: Maqedonia po përdorë dhunë ndaj refugjatëve
Shefi i zyrës për lidhje të Greqisë në Maqedoni, ambasadori Teoharis Lalakos ka dërguar dy…
By
Redaksia
1 Min Read
Kisha e Anglisë voton për peshkopet femra
Kisha e Anglisë do të votojë sot për të lejuar ose jo emërimin e peshkopeve…
By
Redaksia
0 Min Read
Foto e vjetër 100 vjeçare me Haxhilerë (FOTO)
Në këtë foto shihen disa Haxhilerë nga Jemeni duke udhëtuar për në Haxh, supozohet se…
By
Redaksia
0 Min Read
