Ambasadori grek Lalakos: Maqedonia po përdorë dhunë ndaj refugjatëve

Shefi i zyrës për lidhje të Greqisë në Maqedoni, ambasadori Teoharis Lalakos ka dërguar dy demarsh deri te pushtetarët maqedonas në lidhje me “episodet e papranueshme që ndodhën në Idomeni”, informuan nga Ministria e punëve të jashtme greke.

“Ambasadori Lalakos qartas e bëri me dije në mënyrë më kategorike se përdorimi i dhunës nuk kontribuon për zgjidhjen e problemit me refugjatët dhe është në përplasje direkte me rregullat nga e drejta ndërkombëtare dhe humanitare”, thuhet në reagim.

Ai, sipas MPJ greke, i ka ftuar pushtetarët në Maqedoni që të përgjigjen në mënyrë adekuate në bazë të kushteve dhe të tregojnë përgjegjësi adekuate, përmbajtje dhe seriozitet.

Artikulli paraprakAzizi nga BESA ka një zgjidhje për krizën politike, thotë se anketa e terenit është më e sakta
Artikulli vijuesQytetarët u skandojnë funksionarëve të BDI-së me: e meriton o idiot!