Në përpjekje për të shuar jehonën e deklaratave të tij kundër Skënderbeut dhe pas vendimit të Shqipërisë për t’i ndaluar atij hyrjen në Shqipëri, historiani turk, Talha Ugurluel ka mohuar të ketë lëshuar deklarata të tilla ndaj heroit tonë kombëtar.
Në një sqarim të publikuar në faqen e tij në “Facebook” thotë se Skënderbeu është përdorur nga europianet kundër miqësisë së shqiptarëve me osmanlinjtë, transmeton top-channel.
“Skënderbeu ishte një shqiptare si shumë të tjerë, të cilët në kohën e Muratit II i ishin bashkuar Perandorisë. Skënderbeu i doli kundra Perandorisë dhe ka luftuar 25 vjet kundër osmanlinjve. Europianët mbështetën fuqishëm Skënderbeun për t’i dalë kundër miqësisë turko-shqiptare”, shkruan turku.
Më tej historiani turk shpjegon se në fjalimin e tij në varrin e Skënderbeut në Lezhë dhe në Shkodër, ka shpjeguar historinë e vërtetë dhe miqësinë mes dy popujve që në kohën e Perandorisë.
“Skënderbeu mund të ketë qenë kundër osmanlinjve, por kjo gjë nuk dëmton miqësinë turko-shqiptare. Sepse për qindra vjet, heronjtë shqiptarë, si Sami Frashëri, Mehmet Akifi apo shumë të tjerë kanë qenë dhe liderë të turqve. Ne, nuk shqetësohemi nga liderët tanë, poetet tanë, artistet tanë shqiptarë, por krenohemi me ta”.
Megjithëse ka mohuar të ketë deklaruar se Skënderbeu ishte vrasës fëmijësh dhe i grave si terroristët, dhe u ka kërkuar ndjesë shqiptarëve për këtë keqkuptim siç e quan, ai ka pastruar nga faqja e tij postimet që i kanë bërë shqiptarët të videos me deklarimet e tij reale, ku gjenden fyerjet për Skënderbeun.
You Might also Like
Operacion kundër “strukturave paralele” në Turqi, arrestohen 32 persona
Policia ka kryer bastisje dhe arrestoi së paku 32 persona në qytetet Osmaniye, Adana, Elazig,…
By
Redaksia
1 Min Read
Stambolli mikpritës i samitit të organizatave civile në botën islame
Nesër do të organizohet samiti i pestë i organizatave humanitare me temë rolin e zhvillimit…
By
Redaksia
1 Min Read
LSDM: VMRO dhe BDI, partnerë disa vjeçar në pushtet janë organizatorë të incidenteve
LSDM ka reaguar përmes një komunikate lidhur me tensionet e krijuara të ditës së sotme…
By
Redaksia
1 Min Read
Përgjigje e “Kohës Ditore” akuzave të ambasadorit Dell: Lexojeni edhe një herë Human Rights Watch
Edhe një herë na duhet të hedhim poshtë pretendimet e ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë.…
By
Redaksia
2 Min Read
70 vjet OKB – Ditëlindje në kohë të vështira
OKB-ja në vitin jubilar po përballet me shumë sfida të mëdha. Ndërkohë janë shtuar edhe…
By
Redaksia
5 Min Read
Britanikët vendosin për largim nga BE-ja
Mediat në Britani të Madhe kanë raportuar se britanikët i kanë thënë po largimit nga…
By
Redaksia
2 Min Read
