Ndonjëri prej nesh mëson nga fillorja deri ne universitet, pesëmbëdhjetë vite, nganjëherë më pak, por ndoshta edhe më shumë. Vallë, a mund të kalojmë, qoftë edhe një vit në kërkim të All-llahut? Dhe, të mos harrojmë ta përsosim kërkimin…
Fjala bie, nëse ke dalë nga një lum i pistë dhe në atë formë dëshiron të takosh presidentin e vendit tënd, a mund të pranohesh në takim në atë gjendje?
Po ai që kërkon All-llahun, si duhet të jetë vallë? Duhet të mos jesh i ndotur nga papastërtitë e gjynaheve, të mos jesh i dhënë pas kësaj bote dhe të mos i kesh kthyer shpinën Atij, sepse All-llahu sheh zemrat dhe veprat!
Më e pakëta, duhet të kesh një orë a dy në ditë, ndenje dhikri, ku përmend All-llahun! Dhe, po e praktikuat këtë sistematikisht, ju garantoj se do të shijoni ëmbëlsinë e besimit dhe kënaqësinë e prezantimit me All-llahun!
Kësisoj, nëse do ju jepnin florinj e ar, vetëm ta linit atë ndenje, qoftë edhe për një orë, nuk do ta ndryshonit asnjëherë!
Shejkh Ahmed Keftaro
Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Muhamed B. Sytari