Së paku 17 persona kanë humbur jetën, ndërsa 40 janë plagosur gjatë sulmeve të mbrëmshme ajrore mbi kampin e refugjatëve “Es-Sharki” në afërsi të kufirit siriano-jordanez, raporton Anadolu Agency (AA).
Burime anonime lokale për AA theksuan se kampi i parregulluar i refugjatëve në vendin kufitar sirian Ruveyshide mbrëmë vonë ishte objektiv i shtatë sulmeve me bomba thërrmuese. Sipas informacioneve të para nga terreni, gjatë sulmit janë vrarë 17 persona, ndërsa 40 të tjerë u plagosën.
Në mesin e viktimave më shumë janë gra dhe fëmijë. Burimet nuk mund të konfirmonin nëse sulmin e kanë kryer forcat ajrore ruse apo siriane.
Paralelisht me këtë, helikopterë të forcave ajrore që mbështesin Bashar al-Asadin kryen sulme të ashpra mbi vendbanimin Kafr Hamra në veri të Halepit, ndërsa gjatë sulmit ka patur dhe të vdekur në mesin e civilëve.