Hakeri saudit i njohur si “Cyber Terrorist” vdiq në Riad, pas vuajtjes nga një sulm akut i astmës, i shkaktuar nga stuhia e pluhurit që goditi kryeqytetin saudit javën e kaluar.
Hakeri 28-vjeçar ishte i njohur për penetrimin e faqeve më të mbrojtura, duke përfshirë Microsoft, Kaspersky, Milworm, duke thyer sigurinë edhe të serverit të një Hakeri të njohur si mbreti i hakerëve Kevin Mitnick. Përveç faqeve të shumta hebreje, bankave dhe kompanive të mëdha, ai ishte gjithashtu në gjendje të hakojë edhe ëebfaqen e karikaturistit danez i cili vizatoi karikaturat e Profetit Muhamed (as).
Një koleg dhe shoqërues i Hakerit qau për vdekjen e mikut të tij dhe e përshkroi atë si një person i cili kishte ndarë tërë kohën e tij në mbrojtjen e Islamit dhe Profetit paqa qoftë mbi të. Ai tha se miku i i tij ishte specializuar në hakim të hakerave dhe për këtë madje mori vëmendjen e SHBA-ve, mediave izraelite dhe britanike, të cilat e trajtuan rastin e tij.
“Një kompani që kishte treguar interes të madh për të punuar me të dhe i kishte ofruar një shumë të madhe parash, por ai e refuzoi ofertën, sepse ajo erdhi nga një kompani çifute,” tha ai.
Më parë gjatë këtij viti, një hacker tjetër Saudit i njohur me nofkën e OxOmar ishte gjoja përgjegjës për të hakimin e sistemit kombëtar të linjës ajrore të shtetit të Izraelit si dhe bursës izraelite. Ai gjithashtu besohet se ka postuar detajet mbajtësëve të kartelave të kredititit të mijëra izraelitëve , pasi i kishte hakuar llogaritëë e bankës.
You Might also Like
YouTube u kërkon përdoruesve të shfaqin emrin e tyre të vërtetë
YouTube mendon se pseudonimet e ndryshme që përdoren nga shfrytëzuesit e kësaj platforme videosh kanë…
By
Redaksia
3 Min Read
Kina, nga sot, me trenat më të shpejtë në botë
Kina, nga sot, ka lëshuar në qarkullim trenat më të shpejtë në botë. Trenat do…
By
Redaksia
1 Min Read
Kina lëshon shumicën e sulmeve DDoS
Sipas raportit të lëshuar nga Porlexic Technologies, Kina mbetet shteti i burimeve kryesore për sulmet…
By
Redaksia
2 Min Read
LaFerrari, “bisha” e kuqe
Modeli i pritur qe një kohë të gjatë, superautomobili i ri nga kompania “Ferrari” më…
By
Redaksia
3 Min Read
Disa metoda si të kurseni karburantin e makinës suaj
Viteve të fundit çmimet e karburanteve jashtëzakonisht janë ngritur. Përkundër informatave rreth assaj se sa…
By
Redaksia
1 Min Read
Adoleshenti nxjerr aparatin fotografik hapsinor, realizon foto të mahnitshme të Tokës
Misionet hapsinore të NASA kushtojnë me miliona dhe miliona dollarë, por një adoleshent Britanik ka…
By
Redaksia
2 Min Read
