Disa metoda si të kurseni karburantin e makinës suaj

Viteve të fundit çmimet e karburanteve jashtëzakonisht janë ngritur.

Përkundër informatave rreth assaj se sa harxhon automobili që e dëshironi është em rëndësi ta dini se harxhimi i makinës varet edhe nga disa fakte që mund të ndikojnë në përdtishmërinë e automobilit tuaj.

Ekzistojnë disa metoda si ta zvogëloni harxhimin e karburantit të makinës suaj.

Pa përshpejtim dhe ndalesa të përnjëhershme.

Është më se me rëndësi që t’i shmangni përshpejtimin e përnjëhershëm dhe vozitjen agresive, pasi se në këtë mënyrë harxhohet karburanti. Kjo nënkupton se mos ta shtypni pedalen e gazit përnjëherë deri në fund, duhe arritur rrotullime të shumëta në minutë. Gjithashtu shumë harxhohet edhe në frenimin e përnjëhershëm.

Mos bëni ndërrimin e panevojshëm të marzheve të makinës. Bëni ndërrimin në bazë të shpejtësisë aktuale dhe rrotullimeve të motorit. Mos e lejoni motorin që të “Mundohet” me shpejtësinë e madhe gjatë kohës se frenimit. Kjo është një fakt që kontribuon në harxhimin e madh të karburantit.

Është me rëndësi ta dini se harxhimi i karburantit në autostradë është jashtëzakonisht e madhe në qoftë se vozitni me shpejtësi më të madhe se 120 km në orë. /albtime/kohaislame

Artikulli paraprakAplikacioni Nokia Chat për WP8 tashmë ekskluzive për Lumia
Artikulli vijuesMinistri Agani u takua me kryeministrin turk Erdogan