Krahasimi mes pushtetit diktatorial i VMRO-BDI-së (Gruevski-Ahmeti) me atë të pushtetit aktual në Turqi (të udhëhequr nga Erdogani) kanë shumë dallim dhe nuk mund të heqësh një paralele duke i barazuar mes vete për shumë arsye dhe atë:
1.Turqia u bë një ndër 20 shtetet më të forta ekonomikisht në botë pas ardhjes të Erdoganit ndërsa Maqedonia u bë shtet më i varfër dhe më i pazhvilluar në krahasim me para 10 viteve.
2.Turqia i lau të gjitha borxhet e jashtme ndërsa Maqedonia për çdo vit vetëm zhytet në borxhe të reja që veç zoti e di se kur do mund të shlyhen.
3.Në Turqi pushtetin e udhëheqin njerëz që kan ardhur si rezultat i verdiktit të popullit (sovranit) ndërsa në Maqedoninë e pas 2008-ës në pushtet kanë ardhur parti të cilat kanë manipuluar me proceset zgjedhore duke mbushur kuti votimi apo duke varfëruar popullin që më vonë si në ankand t’i blejë votat (dëshmi përgjimet e publikuara)
4.Në Turqi për gjysëm ore populli i mbushi sheshet në mbrojtje të institucioneve të shtetit vetëm me fjalën Allahu-Ekber (Allahu është i Madh), ndërsa në Maqedoni me hamburgerë, pije dhe transport të paguar nuk grubullohet popull më shumë se sa grumbulohen protestues kundër regjimit VMRO-BDI.
5.Lideri i Turqisë udhëhiqet nga fjala e Zotit, ndërsa liderët e partive që kanë pushtetin në Maqedoni udhëhiqen nga fallxhoret.
Ky është dallimi mes një shteti të zhvilluar ekonomikisht, pa borxhe dhe me mbështetje nga popullit siç është rasti i Turqisë dhe një shteti i cili ka varfëruar popullin, ka shkatërruar ekonominë, ka dërguar mbi 400 mijë qytetarë në azil, ka manipuluar zgjedhjet dhe ka bërë që mafia të ketë shtet siç është rasti me Maqedoninë.
(Status në Facebook i Arjanit Hoxha nga Këshilli Opozitar)
You Might also Like
Me pagë vjetore 36 mijë euro, merr edhe pension invalidor
Gjithsej pronat e tij, bashkë më ato të cilat i ka deklaruar si trashëgimi familjare,…
By
Redaksia
4 Min Read
“Mall of Istanbul”, qendra më e mirë tregtare e Evropës
“Mall of Istanbul” është vlerësuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Qendrave Tregtare (ICSC) si Qendra Tregtare…
By
Redaksia
1 Min Read
Jankullovska largohet nga Maqedonia?!
Me publikimin e bisedave të fundit nga LSDM-ja për përgjimin e ministrave dhe funksionarëve të…
By
Redaksia
1 Min Read
Visar Ymeri thotë se duhet të largohen nga pushteti shkelësit e Kushtetutës
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, sot në Ferizaj në një takim me bashkatdhetarët, tha…
By
Redaksia
3 Min Read
Xhehenemi është i rrethuar me epshe
Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Xheneti është i rrethuar me vështirësi, ndërsa Xhehenemi…
By
Redaksia
2 Min Read
Institucionet qeveritare, qiraxhinj me para të buxhetit të Kosovës
Disa nga institucionet qeveritare në Kosovë, veprimtarinë e tyre ende e zhvillojnë në objekte private,…
By
Redaksia
4 Min Read
