SHBA mbështet Turqinë: Arrestimet pas tentimit të Puçit janë të arsyeshme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë mbështetur Turqinë për hetimet dhe numrin e madh të arrestimeve që janë kryer pas përpjekjes për grusht shteti nga ana e organizatës terroriste Fetullahci/struktura paralele shtetërore (FETO/PDY), raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shetit, Mark Toner, në konferencën për media në Washington, për numrin e madh të arrestimeve dhe pezullimeve pas tentimit të grushtit shtetit në Turqi, tha se ato janë “të arsyeshme” dhe “të ligjshme”.

“Nëse dëshirojmë të jemi të hapur, Qeveria turke ka nisur hetim kundër pjesëmarrësve në grushtin e shtetit, për të zbuluar se çfarë në të vërtetë ka ndodhur dhe për të siguruar popullin e saj”, ka thënë Toner, duke shtuar se ai e kupton qeverinë dhe popullin turk.

“Ata ndiejnë se janë përballur me kërcënim serioz. Në të njëjtën kohë mund të shohim edhe një numër të arrestimeve. Pas ngjarjeve të premten mbrëma ne i bëmë thirrje Qeverisë së Turqisë të jetë e qetë dhe stabile dhe ti përmbahet standardeve demokratike që u ofron kushtetuta dhe sundimi i ligjit”, theksoi Toner.

Ai rikujtoi se Turqia është aleat i NATO-s duke shtuar se qeveria turke është nën një stres të madh pas tentimit të grushtit ushtarak.

AddThis Sharing Buttons
Artikulli paraprakNË SHQIPËRI GYLENISTËT DITËT E NUMRUARA
Artikulli vijuesNew York Times publikon faktin e rrallë: një e treta e viktimave në Nice ishin muslimanë!