Një i ri nga Ferizaj, i moshës 18-vjeçare, ka humbur jetën në Ulqin pas përplasjes së dy xhetskive në plazhin e madh.
Ngjarja ka ndodhur sot në orët e pasdites. Zyrtarët e Policisë dhe të Qendrës spitalore në Tivar kanë bërë të ditur se i lënduari tjetër, vëllai i viktimës, është jashtë rrezikut për jetë.
Dy të rinjtë, bashkë me prindërit po kalonin pushimet në Ulqin.
Viktima kishte shtetësi të Belgjikës.