Plumbi qorr godet 74 vjeçarin përderi sa punonte në arën e tij

Gjatë ditës së djeshme nga një plumb qorr në Gostivar, është plagosur në këmbë 74-vjeçari Q.M. nga fshati Banjicë e poshtme e Gostivarit.

Plumbi qorr  të moshuarin e ka goditur derisa ai ka qenë duke punuar në arën e tij. Q.M. është dërguar në Qendrën klinike në Tetovë, por për shkak të seriozitetit të plagëve ai është transferuar në Qendrën klinike të Shkupit.

Policia është duke i ndërmarrë masat e nevojshme për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Artikulli paraprakRegjimi Sirian godet spitalet në Alepo
Artikulli vijuesNjë 18-vjeçar nga Ferizaj humb jetën në Ulqin