Futbollisti i njohur shqiptar, Shkodran Mustafi, ka përfunduar pushimet e tij në Gostivar.
Anëtari i Valencias dhe reprezentues i Gjermanisë, që ditë më parë i dha fund beqarisë, në rrjetin social Facebook ka publikuar një fotografi në të cilën shihet bashkë me familjen e tij.
Ai thotë se familjen e ka gjithçka dhe ka pasur kohë të mrekullueshme në Gostivar.
“Familja është gjithçka. Pata kohë të mrekullueshme me të gjithë këta njerëz #SM5 #Mustafifamily #Gostivar”, ka shkruar ai duke shtuar përmes një ‘hashtagu’ se edhe verën e ardhshme do ta kalojë në vendlindje.
Kohëve të fundit po raportohet se Mustafi është duke u kërkuar nga gjiganti anglez, Arsenali.