Zjarr në një bar në Francë, 13 të vdekur

Të paktën 13 persona kanë ndërruar jetë dhe 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një zjarr në një lokal në Rouen, në veri të Francës.

Mbeten ende të paqartë shkaqet e rënies së zjarrit që u mori jetën 13 persona, pjesa më e madhe e të cilëve ishin të rinj që po festonin ditëlindjen e një mikut të tyre.
Ndërkohë që në vendngjarje ndodhen edhe forcat zjarrfikëse të cilat kanë neutralizuar flakët.
Raportohet se policia e cila ndodhet gjithashtu në vendngjarje ka nisur edhe një hetim për të gjetur edhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, për të cilën disa media raportojnë se ka pasur edhe një shpërthim, transmeton TCH.

Artikulli paraprakO Zot për ku po nxitojnë?
Artikulli vijuesZvicra dhe Turqia, investitorët më të mëdhenj në Kosovë