OKB-JA NUK ZGJATI AFATIN E MISIONIT TË VËZHGUESVE TË SAJ NË SIRI

Kështu puna e 300 vëzhguesve të OKB-së që zgjati 4 muaj do të marrë fund pa rezultate.

Dy ditë para skadimit të afatit të misionit të vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara në Siri është njoftuar se nuk do të zgjatet afati i tij.

Ndërsa për sa i përket dialogut politik me udhëheqjen e Damaskut do të hapet një përfaqësi.

Kombet e Bashkuara deklaruan se misioni i vëzhguesve nuk u vazhdua pasi që nuk është përmbushur kushti i ndalimit të përdorimit të armatimit të rëndë dhe të dhunës.

Kështu puna e 300 vëzhguesve të OKB-së që zgjati 4 muaj do të marrë fund pa rezultate.

Ndërkaq njoftohet se vazhdojnë përleshjet e armatosura në këtë vend.

Opozitarët njoftuan se vetëm në përleshjet e djeshme kanë humbur jetën 200 persona.

Kombet e Bashkuara njoftuan se prej fillimit të ngjarjeve të dhunës në vitin e kaluar e këtej në Siri kanë humbur jetën afërsisht 20 mijë persona. /trt/kohaislame

Artikulli paraprakNË PËRFUNDIM TË RAMAZANIT
Artikulli vijuesShqiptarë: Urime Fitër Bajrami