Myftinia e Kumanovës dhe OH “Hilal” shpërndajnë ndihma në Hasanbeg

Organizata humanitare Hilal në bashkëpunim me Myftininë e Kumanovës kanë bërë sot ndarjen e ndihmave për familjet e prekura nga vërshimet në fshatin Hasanbeg. Siç informoi kreu i organizatës Hilal, pakot përmbajnë produkte ushqimore, mjete higjienike dhe veshmbathje ndërsa janë paraparë që të ndahen për 200 familje. Ndërkohë, myftiu I Kumanovës u shpreh se nëpërmjet ndarjes së këtyre ndihmave janë përpjekur që të zbusin gjendjen e rëndë që ka kapluar banorët e Hasanbegut të cilët ditë më parë u përballën me fatkeqësinë natyre, e cila la pas viktima në njerëz dhe dëme shumë të mëdha materiale.

“Myftinia e Kumanovës ka paraparë që të vijmë sot me disa ndihma simbolike. Pak a shumë u munduam ta zbusim gjendjen dhe situatën ku janë vëllezërit tonë dhe këto ndihma kutphet se në kuadër të BFI-së por gjithashtu edhe me nëndegët e saj vepron OH HILAL dhe përmes kësaj organizate dëshirojmë të ndajmë këto ndihma”, deklaroi Myftiu i Kumanovës, Abedin Imeri.

“Këtu jemi në njërën prej lagjeve të Hasanbegut. Është hera e dytë që gjatë ditës së sotme vizitojmë Hasanbegun pasi që ne si organizatë humanitare që në ditën e parë jemi aktiv. Jemi munduar që me produkte ushqimore, mjete higjienike dhe veshmbathje që të pajisim këto bashkëvendas tanë, këta njerëz që jetojmë bashkë me ne nën këtë nënqiell bashkë me ne në këtë pjesë të shoqërisë tonë. Jemi munduar që me aq sa kemi pasur mundësi që t’u dalim në ndihmë”, tha kryetari i OH “Hilal”, Musa Dauti.

Teuta Buçi /SHENJA/

Artikulli paraprakMerkel hedh poshtë pretendimet për lidhjen mes terrorizmit dhe refugjatëve
Artikulli vijuesShoqëria civile në Shqipëri forum solidariteti me demokracinë në Turqi